Arabia Saudite paralajmëron për ‘pasoja të rrezikshme’ pasi Izraeli sulmoi Rafahun

Azia

Arabia Saudite paralajmëron për ‘pasoja të rrezikshme’ pasi Izraeli sulmoi Rafahun

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka paralajmëruar kundër “pasojave jashtëzakonisht të rrezikshme”, pasi Izraeli sulmoi qytetin Rafah – strehën e fundit për qindra mijëra palestinezë që u zhvendosën me forcë atje.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, ministria deklaroi refuzimin e saj kategorik dhe dënimin e fortë të dëbimit të tyre të detyruar dhe rinovoi kërkesën e saj për domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm, raporton Al Jazeera.

“Kjo shkelje e vazhdueshme e ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar konfirmon domosdoshmërinë e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të parandaluar Izraelin të shkaktojë një katastrofë të afërt humanitare për të cilën kushdo që mbështet agresionin mban përgjegjësi”, tha ministria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat