28 mijë e 176 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza, tha Ministria e shëndetësisë e vendit.
Ajo tha gjithashtu se 67 mijë e 784 të tjerë janë të plagosur.
Sipas kësaj ministrie, rreth 112 palestinezë u vranë dhe 173 u plagosën në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, tha se shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe ka mundësi që mijëra trupa nën rrënoja nuk janë numëruar ende, raporton The Guardian.