Të paktën 24 persona humbën jetën duke përfshirë 10 fëmijë, kur një rimorkio u përmbys dhe përfundoi në një lumë në Indi.
Në rimorkio ndodheshin 54 persona që po merrnin pjesë në një pelegrinazh në brigjet e lumit Ganga.
Aksidenti ka ndodhur në Kasganj, i cili ndodhet 266 kilometra në veriperëndim të Lucknow.
Sipas raportimeve të rrjeteve televizive indiane, shoferi ka humbur kontrollin teksa ka tentuar të parakalojë një automjet tjetër, duke u rrëzuar në lumë.