“U kthye në vend vdekjeje”, ushtria izraelite njofton fundin e operacionit në spitalin Nasser, u arrestuan rreth 200 persona

Azia

“U kthye në vend vdekjeje”, ushtria izraelite njofton fundin e operacionit në spitalin Nasser, u arrestuan rreth 200 persona

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 15:31
“U kthye në vend vdekjeje”, ushtria izraelite njofton fundin e operacionit në spitalin Nasser, u arrestuan rreth 200 persona

Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka përfunduar operacioni ushtarak në Spitalin Nasser.

Në javët e fundit, rreth 200 persona u arrestuan brenda dhe rreth kompleksit të spitalit.

Al Jazeera, raporton se ka ende një shkëmbim intensiv zjarri në afërsi të spitalit Nasser , ku ushtria izraelite vazhdon të mohojë hyrjen e autokolonave të ndihmës.

Ushtria izraelite e bllokoi spitalin nga marrja e furnizimit me ujë ose karburant që i nevojitej për gjeneratorët e energjisë gjatë rrethimit të spitalit.

Zyrtarët nga OKB-ja që kryen misione evakuimi nga institucioni i dytë më i madh mjekësor i enklavës përshkruan kushte “të tmerrshme”, duke thënë se operacioni ushtarak izraelit atje kishte transformuar një “vend shërimi” në një “vend vdekjeje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat