Ministri i Jashtëm libanez Abdallah Bou Habib tha se Bejruti do të vazhdojë të punojë për të “frenuar përshkallëzimin”.
Ai këtë e tha pas takimit me ambasadorët e SHBA-së dhe Spanjës, raporton Al Jazeera.
Bou Habib shtoi në një deklaratë se Libani dëshiron një zgjidhje gjithëpërfshirëse të krizës, “veçanërisht në mes të agresioneve shqetësuese që kërcënojnë jo vetëm Libanin, por të gjithë rajonin”.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit libanezo-izraelit për muaj të tërë dhe ushtria izraelite ka goditur më thellë brenda Libanit javët e fundit.