Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze ka thënë se spitali spitali Al-Amal në Khan Younis vazhdon të jetë i rrethuar nga forcat izraelite për të 42-tën ditë radhazi.
Sipas kësaj shoqërie, ky spital ka furnizime ushqimore që mjaftojnë vetëm edhe për një javë më shumë.
“Uji i pijshëm në dispozicion është i mjaftueshëm vetëm edhe për tre ditë të tjera”, thuhet tutje në njoftimin e Gjysmëhënës së Kuqe.