Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se lufta e Izraelit në Gaza po zhvillohej me “mbështetje të pakufizuar nga fuqitë perëndimore”.
“Për 151 ditët e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të një prej barbarive më të mëdha të shekullit të kaluar”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas në kryeqytetin turk Ankara.
Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për kryerjen e “gjenocidit flagrant kundër palestinezëve”.
“Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij në vrasje me siguri do të mbahen përgjegjës për çdo pikë gjaku të derdhur para ligjit dhe ndërgjegjes publike”, tha lideri turk.