Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka thënë se rreth 17 mijë fëmijë në Gaza kanë mbetur jetimë.
Në njoftimin e kësaj agjencie në “X” thuhet 1 në 6 fëmijë është i kequshqyer.
“Rreth 17,000 fëmijë në Gaza janë jetimë. 1 në 6 fëmijë nën 2 vjeç është i kequshqyer në veri. Foshnjat humbasin ngadalë nën vështrimin e botës.
Fëmijë që vdesin nga bombat, aq më tepër tani vdesin nga pasojat e rrethimit. Këto vdekje të tmerrshme janë plotësisht të parandalueshme” thuhet tutje në njoftim.