Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Palestinezët (UNRWA) të premten paralajmëroi se do të “duhen vite” përpara se Rripi i Gazës të bëhet sërish i sigurt.
Agjencia thotë se sulmet izraelite kanë lënë pothuajse 23 milionë tonë rrënoja dhe armë të pashpërthyera të shpërndara nëpër enklavë, të cilat do të vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim edhe në të ardhmen, shkruan euronews.
Zyra e Koordinimit të Ndihmës së OKB-së (OCHA) thotë se partnerët e veprimit ndaj minave tani po “bëjnë vlerësime të kërcënimeve shpërthyese” dhe po edukojnë banorët e Gazës për rreziqet.