Hezbollahu ka marrë përsipër katër sulme ndaj pozicioneve izraelite.
Sulme këto të cilat ndodhën brenda pak minutash nga njëri-tjetri këtë pasdite.
Grupi i armatosur libanez tha në kanalin e tij në Telegram se dy nga sulmet ishin drejtuar drejt zonave në fermat Shebaa dhe u shprehën se përdorën raketa.
Një sulm tjetër thuhet se kishte në shënjestër një “mbledhje ushtarësh izraelitë” në kodrën al-Tahyat dhe sulmi i fundit përdori predha artilerie për të synuar zonën al-Bayad Bilda.