Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë vrarë disa figura të larta në Hamas në një operacion të përbashkët me Agjencinë Izraelite të Sigurisë.
IDF tha se kanë vrarë anëtarë lartë të Hamasit në Rafah, të cilët sipas tyre, ndihmuan “krahun e tij ushtarak në vendosjen e kontrollit të vazhdueshëm, si dhe operacionet në terren”, njofton CNN.
“Operativët e lartë ishin përfaqësues të udhëheqjes së Hamasit në Rafah.
Si pjesë e roleve të tyre, ata menaxhuan aktivitetet e organizatës terroriste në zonat humanitare dhe ishin përgjegjës për koordinimin me operativët e Hamasit në terren”, thuhet në deklaratë.