Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi sot pjesën jugore të arkipelagut indonezian, njoftoi Agjencia Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë (BMKG).
Epiqendra e tërmetit ndodhet 104 kilometra në juglindje të qytetit të Ede (në ishullin Flores) dhe thellësia fokale llogaritet në 47 kilometra.
Në deklaratën e BMKG theksohet se nuk ka rrezik për cunami.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale nga tërmeti.