Tre të plagosur është bilanci i sulmit të armatosur nga një person i panjohur, i cili hapi zjarr mëngjesin e së enjtes kundër disa automjeteve, dhe një shkollë, pranë Jeriko në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Një terrorist qëlloi në disa automjete pranë qytetit al-Aëza, rreth dhjetë kilometra në veri të qytetit palestinez të Jeriko”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
Në gjendje më të rëndë është një 30-vjeçar, ndërsa një 21-vjeçar dhe një 13-vjeçar janë jashtë rrezikut për jetën.
Ushtria izraelite dërgoi menjëherë përforcime në vendngjarje dhe mbylli të gjitha rrugët për të kërkuar autorin.