Negociatat mbi një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit rifilluan në Kajro, sot.
Kështu tha media shtetërore egjiptiane Al-Qahera News, duke cituar një burim sigurie.
“Një burim egjiptian i sigurisë konfirmoi se ka rifillim të negociatave për armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit sot në Kajro. Burimi egjiptian ka vënë në dukje se përpjekjet e përbashkëta egjiptiane-katar janë duke u ushtruar për të arritur përparim në bisedimet e ardhshme midis Izraelit dhe Hamasit”, raportoi Al-Qahera News.
Në fillim të këtij muaji, bisedimet për lirimin e pengjeve dhe një pauzë humanitare u mbajtën në Doha të Katarit.
Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu autorizoi një delegacion negociator izraelit që të udhëtojë në Katar dhe Egjipt në ditët në vijim, shkruan CNN.