Presidenti i Iranit thotë se sulmi Izraelit ndaj ambasadës së tij në Siri “nuk do të mbetet pa përgjigje”

Azia

Presidenti i Iranit thotë se sulmi Izraelit ndaj ambasadës së tij në Siri “nuk do të mbetet pa përgjigje”

Më: 2 prill 2024 Në ora: 10:19
Ebrahim Raisi

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, është zotuar të hakmerret pasi avionët luftarakë izraelitë shkatërruan konsullatën iraniane në Damask, duke vrarë të paktën 11 persona, duke përfshirë një komandant të lartë në forcën al-Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane.

“Pas humbjeve dhe dështimeve të përsëritura kundër besimit dhe vullnetit të luftëtarëve të Frontit të Rezistencës, regjimi sionist ka vënë në agjendën e tij vrasje të verbra në luftën për të shpëtuar veten”, tha Raisi në faqen e internetit të zyrës së tij.

“Dita ditës, ne kemi parë forcimin e Frontit të Rezistencës dhe neverinë dhe urrejtjen e kombeve të lira ndaj natyrës jolegjitime të (Izraelit). Ky krim frikacak nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Irani tha se disa diplomatë me shërbim të gjatë u vranë së bashku me gjeneral Mohammad Reza Zahedi dhe zëvendësin e Zahedi, gjeneral Haji Rahimi. U raportua gjithashtu se gjenerali Hossein Amirollah, shefi i shtabit të përgjithshëm për forcën al-Quds në Siri dhe Liban, ishte në mesin e viktimave.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se 11 persona u vranë në sulm, shkruan The Guardian.

Ambasadori i Iranit në Siri, Hossein Akbari, tha se përgjigjja e Iranit ndaj sulmit do të ishte “në të njëjtën madhësi dhe ashpërsi”.

Sulmi pason një rritje të dukshme të dhunës midis Izraelit dhe Hezbollahut në kufirin izraelito-libanez që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, si dhe rifillimin e sulmeve të dhunshme nga milicia e mbështetur nga Irani në pozicionet e SHBA-së dhe Izraelit në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat