Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve nga tërmeti që ka goditur sot Tajvanin. Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur sot brigjet lindore të Tajvanit.
Tërmeti, i cili thuhet se është më i forti në 25 vitet e fundit ka shkaktuar paralajmërime për cunami për ishullin dhe Japoninë jugore.
Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, pasi ka rrezik për cunami, shkruan BBC.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinaëwa, duke paralajmëruar për valë deri në 3 metra që priten së shpejti.