Ekspertët kanë thënë se sulmet e Izraelit në Khan Younis të Gazës kanë dëmtuar më shumë se gjysmën e të gjitha ndërtesave në qytet.
Sipas një analize të të dhënave satelitore Copernicus Sentinel-1 më shumë se 55 përqind e ndërtesave të atij qyteti ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar që nga java e kaluar.
Sipas tyre, më këtë përqindje del se janë gjithsej 45 mijë ndërtesa të dëmtuara, shkruan Sky News.
Dëmi atje dhe pjesë të tjera të jugut të Gazës është dukshëm më i vogël se në veri, ku studiuesit vlerësojnë se 70 përqind e ndërtesave ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar.