Zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së, Amina J Mohammed, ka thënë se “njerëzimi” dhe “komuniteti ndërkombëtar” e kanë “humbur” “busullën morale në Gaza”. Ajo kërkoi veprim, duke thënë: “Jemi vonë.”
Mohammed tha kështu në një postim në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv.
“Ne kemi humbur busullën tonë morale për Gazën si njerëzim, si komunitet ndërkombëtar.
Ne duhet të bëjmë diçka për atë shpejt – jemi vonë.
Janë mijëra fëmijë që vazhdojnë të humbasin jetën.”