Izraeli planifikon të “përmbytë Gazën me ndihma”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke përshkruar atë që ai e quajti një fazë të re të ndihmës humanitare për enklavën.
Presioni i ShBA-së ndaj Izraelit luajti një rol në vendimin e Izraelit për të filluar rritjen e hyrjes së ndihmave humanitare në Gaza, u tha ai gazetarëve, duke thënë se strukturat mbrojtëse të Izraelit “e merr Shtetet e Bashkuara shumë seriozisht”.
“Ne planifikojmë të përmbytim Gazën me ndihma dhe presim të arrijmë 500 kamionë në ditë,” tha Gallant.
“Vizita ime e fundit në Shtetet e Bashkuara ishte thelbësore në përcaktimin e hapave të ardhshëm dhe pasqyrimin e lidhjes midis qëllimeve tona operacionale dhe përpjekjeve humanitare”, shkruan CNN.