Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari sapo ka dhënë një përditësim pas sulmit ndaj Izraelit nga Irani.
Ai tha se më shumë se 300 dronë dhe raketa u gjuajtën nga Irani gjatë natës, 99% e të cilave u kapën.
Nuk u raportua për viktima, por një vajzë 10-vjeçare u plagos nga prerjet, tha zoti Hagari.
Ai shtoi se disa nga lëshimet ishin nga Iraku dhe Jemeni, përveç Iranit.
Ai vazhdoi të thotë se situata është ende në zhvillim dhe avionë po patrullojnë qiellin.
"Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme," tha zoti Hagari.