Në një postim në X pak më herët këtë mëngjes, Benjamin Netanyahu dha deklaratën e tij të parë, të shkurtër që nga sulmi.
"Së bashku do të fitojmë", tha ai, pasi vendi përgjoi 99% të qindra dronëve të lëshuar nga Irani brenda natës.
Më shumë se 300 predha u lëshuan në përgjithësi, duke përfshirë 30 raketa lundrimi dhe 120 raketa balistike.
Kujtojmë, se mbrëmë Irani nisi dronë e raketa ndaj Izraelit.