33 mijë e 729 palestinezë janë vrarë dhe 76 mijë 371 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha ministria e shëndetësisë së Gazës në një deklaratë të dielën.
Në 24 orët e fundit janë vrarë 43 palestinezë dhe 62 janë plagosur, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, tha ministria, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën.