Presidenti izraelit Isaac Herzog tha të dielën se Izraeli ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike marrjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Ai, tha se kjo u bë duke punuar me aleatët për të kryer fluturime ajrore, duke hapur më shumë kalime dhe duke operuar një rrugë detare.
Herzogut shtoi se “është gjëja e duhur për të bërë”.
Por, sipas tij ka ende 135 pengje izraelite në Gaza të cilët “po kalojnë në ferr”.
Ai i tha për CNN se Hamasi nuk i ka thënë Izraelit emrat e të vdekurve apo të gjallëve dhe refuzon të bëjë kompromis me Izraelin.
Të dielën, një burim diplomatik i njohur me negociatat konfirmoi se Hamasi hodhi poshtë propozimin e fundit nga bisedimet e fundit në Kajro për të arritur një armëpushim në Gaza.
Në përgjigjen e tij ndaj ndërmjetësve, Hamasi “ripohoi pozicionin e tyre” për të drejtën e pakufizuar të banorëve të Gazës për t’u kthyer në veri në shtëpitë e tyre dhe rishpërndarjen e trupave izraelite larg Gazës qendrore.
Këto janë kërkesa të cilave Hamasi u është përmbajtur dhe Izraeli i ka rezistuar.