Ushtria izraelite ka ripërsëritur paralajmërimet për palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës.
Zëdhënësi ushtarak izraelit, Avichay Adraee ka thënë se veriu ishte një zonë e rrezikshme e luftës, shkruan Sky News.
Të dielën, dëshmitarët dhe zyrtarët mjekësorë i thanë Reuters se trupat izraelite hapën zjarr dhe vranë pesë persona, derisa banorët e zhvendosur u përpoqën të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Ushtria izraelite nuk kishte asnjë koment në lidhje me këtë çështje.
Ndqëkaq, qindra mijëra palestinezë u dëbuan nga veriu pasi forcat izraelite filluan fillimisht ofensivën e tyre, përpara se të kërkonin strehim në kampet e tendave dhe shkollat e kthyera në strehimore në jug.