UNRWA, agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë, ka deklaruar se me rritjen e temperaturave, në Gaza pritet të ketë shpërthim të sëmundjeve.
“Frika jonë shpërthimi i sëmundjeve.
Njerëzit çdo ditë përpiqen të gjejnë ushqim e ujë, tani përpiqen të gjejnë hije”, tha për BBC Scott Anderson, drejtor i UNRWA.
Ai shton se nevojitet punë për të “kontrolluar mushkonjat, për të kontrolluar mizat, për të mbledhur mbeturinat dhe për të vazhduar përpjekjet për të përmirësuar sistemin e ujit dhe kanalizimeve në përgjithësi”.