Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin jugor të Rafahut, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Kjo si pasojë e goditjeve të disa pjesëve të territorit nga avionët dhe tanket izraelite.
Ministria tha se u godit një ndërtesë banimi në qytet, raporton BBC.
Kjo vjen pasi zyrtarët amerikanë ngritën shqetësime me homologët e tyre izraelitë në lidhje me planet e Izraelit për operacione ushtarake në Rafah.
Shtëpia e Bardhë tha se përfaqësuesit e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahut, kishin rënë dakord “të merrnin parasysh këto shqetësime”.
ShBA i ka kërkuar vazhdimisht Izraelit që të mos nisë një ofensivë të madhe në Rafah për të shmangur më shumë viktima civile në Gaza.
Ndërkohë, sulmet ajrore thuhet se kanë goditur edhe kampin e refugjatëve Al-Nuseirat në Gaza qendrore.