Të paktën 14 persona janë vrarë gjatë operacionit në vazhdim të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në kampin e refugjatëve Nur al-Shams në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Kështu tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Autoritetet palestineze thonë se kanë mundur të nxjerrin një numër trupash dhe njerëzish të plagosur nga kampi, pasi Frocat izraelite (IDF) është tërhequr pjesërisht nga zona.
Videot e filmuara nga banorët tregojnë një buldozer që shkatërron një ndërtesë ndërsa automjetet e IDF largohen nga kampi pas më shumë se 24 orësh nga bastisja.
Të shtunën, IDF tha se forcat e saj vranë 10 “terroristë” dhe arrestuan tetë të dyshuar të kërkuar gjatë operacionit të gjerë, i cili filloi të enjten.
Ministria e Shëndetësisë dhe agjencia palestineze e lajmeve Wafa, ndërkohë, kanë thënë se të paktën një fëmijë dhe një adoleshent janë në mesin e të vrarëve dhe se IDF ka arrestuar të rinj në masë dhe ka shkatërruar infrastrukturën kryesore.
Operacioni duket të jetë një nga më të mëdhenjtë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, shkruan CCN.