Udhëheqësi i një partie kryesore politike kristiane në Liban kritikoi grupin militant shiit Hezbollah, për hapjen e një fronti me Izraelin për të mbështetur aleatin e tij Hamasin, duke thënë se ka dëmtuar Libanin pa bërë një dëm në ofensivën dërrmuese të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton AP.
Në një intervistë me Associated Press, Samir Geagea i Partisë së Forcave Libaneze tha se Hezbollahu duhet të tërhiqet nga zonat përgjatë kufirit me Izraelin, dhe se ushtria libaneze duhet të vendoset në të gjitha pikat ku militantët e grupit të mbështetur nga Irani kanë marrë pozicione.
Komentet e tij erdhën teksa diplomatët perëndimorë përpiqen të ndërmjetësojnë një de-përshkallëzim në konfliktin kufitar mes frikës së një lufte më të gjerë.
Hezbollahu filloi të lëshonte raketa drejt posteve ushtarake izraelite më 8 tetor, një ditë pasi militantët e udhëhequr nga Hamas hynë në jug të Izraelit në një sulm të befasishëm që shkaktoi luftën dërrmuese në Gaza.