Një agjenci e OKB-së tha se rindërtimi i Gazës së shkatërruar nga lufta do të kushtojë rreth 30 deri në 40 miliardë dollarë dhe do të kërkojë një përpjekje në një shkallë që bota nuk e ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
” Vlerësimet fillestare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin për rindërtimin e Rripit të Gazës tejkalojnë 30 miliardë dollarë dhe mund të arrijnë deri në 40 miliardë dollarë,” tha ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Abdallah al-Dardari.
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë…
Ky është një mision me të cilin komuniteti global nuk është marrë që nga Lufta e Dytë Botërore.”