Presidenti kinez Xi Jinping tha të hënën se Kina gjatë gjithë kohës ka punuar “vrullshëm” për të lehtësuar bisedimet për paqen në Ukrainë, sipas mediave shtetërore kineze.
Kina nuk e krijoi krizën në Ukrainë, as nuk ishte palë në të, i tha Xi presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ai kështu u shpreh gjatë një takimi trepalësh në Pallatin Elysee në Paris, shkruan The Guardian.