Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani përmes një deklarate ka thënë Irani mirëpret përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të armëpushimit.
Kanaani e quajti këtë veprim të Hamasit si domethënës.
Poashtu me një paraqitje të ndryshme të suksesit të saj, siç është shprehur ai, në fushën e betejës.
“Irani mbështet planin që përfshin ndërprerjen e menjëhershme dhe të qëndrueshme të sulmeve, lirimin e të burgosurit palestinezë, tërheqja e plotë dhe pa kushte e forcave izraelite nga Rripi i Gazës”, thuhet tutje në deklaratë.