Parlamenti i Tajvanit është "pushtuar" nga kaosi pasi ligjvënësit u përleshën me njëri-tjetrin mes një debati të ashpër mbi reformat parlamentare.
Skena ndodhi vetëm disa ditë para se presidenti i zgjedhur, Lai Ching-te të merrte detyrën.
Lai Ching-te, i cili do të betohet të hënën, fitoi zgjedhjet në janar, por Partia e tij Demokratike Progresive (DPP) humbi shumicën në parlament. Partia kryesore e opozitës, Kuomintang (KMT), ka më shumë vende se DPP, por jo të mjaftueshme për të formuar një shumicë më vete, kështu që punon me Partinë e vogël Popullore të Tajvanit (TPP).
Seorang anggota parlemen Taiwan dengan cepat mengambil rancangan undang-undang untuk mencegahnya disahkan undang undang tersebut. pic.twitter.com/mp1ujhhBf5
— Es Teh (@EsTeh__28) May 18, 2024
Opozita dëshiron që parlamenti të ketë më shumë kontroll mbi qeverinë, por DPP i quajti veprimet e KMT-së një "shpërdorim jokushtetues të pushtetit".
Debati, i cili u zhvillua me tone të larta përfundoi në një përleshje të egër mes deputetëve deri sa një prej tyre merr një projektligj nga duart e kolegëve dhe vrapo për të dalë që të mos votohet për të.