Protestat pro palestineze/ Udhëheqësi Suprem i Iranit mesazh studentëve në SHBA: Jeni në anën e duhur të historisë

Azia

Protestat pro palestineze/ Udhëheqësi Suprem i Iranit mesazh studentëve në SHBA: Jeni në anën e duhur të historisë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 14:37
Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei përshëndeti sot në një letër të hapur studentët amerikanë që nisën protestat pro-palestineze në disa kampuse amerikane që janë përhapur në mbarë botën, duke thënë se ata zgjodhën “anën e duhur të historisë”.

Duke filluar nga mesi i muajit prilli në Universitetin Columbia në Nju Jork, vala pro-palestineze, kundër luftës është përhapur në shumë kampuse nga Kalifornianë New England, në verilindje dhe në jug të SHBA-së.

Studentët në mbarë botën po dënojnë mbështetjen ushtarake të SHBA për aleatin e saj, Izraelin, dhe po i kërkojnë universitetit që ata ndjekin të ndërpresë lidhjet me kompanitë e lidhura me Tel Avivin.

“Të dashur studentë në SHBA! Ky është mesazhi ynë i simpatisë dhe solidaritetit për ju. Tani jeni në anën e duhur të historisë”, shprehet Khamenei.

Irani, i cili nuk e njeh Izraelin, është shfaqur si një nga mbështetësit kryesorë të lëvizjes islamike palestineze Hamas në luftën e shkaktuar nga ofensiva e paprecedentë e militantëve të tetorit në tokën izraelite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat