Presidenti i sapozgjedhur i Indonezisë: Të gatshëm për të dërguar trupa paqeruajtës në Gaza

Azia

Presidenti i sapozgjedhur i Indonezisë: Të gatshëm për të dërguar trupa paqeruajtës në Gaza

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 11:44
Prabowo Subianto

Presidenti i sapozgjedhur i Indonezisë, Prabowo Subianto ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dërgojë trupa paqeruajtëse për të zbatuar një armëpushim në Gaza nëse është e nevojshme.

Prabowo tha se propozimi i presidentit amerikan Joe Biden për armëpushimin, i shpallur mbrëmjen e së premtes, ishte një hap në drejtimin e duhur.

Indonezia është e gatshme të pranojë dhe trajtojë 1000 palestinezë të plagosur, tha ai.

Kujtojmë, se presidenti amerikan Joe Biden kërkoi armëpushim në Gaza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat