Seuli paralajmëron qytetarët për balona të tjera me mbeturina të dërgura nga Pheniani

Azia

Seuli paralajmëron qytetarët për balona të tjera me mbeturina të dërgura nga Pheniani

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Seuli paralajmëroi qytetarët që të shmangin balonat që Pheniani vazhdon të dërgojë në hapësirën jugkoreane dhe të lajmërojnë autoritetet policore ose ushtarake, nëse i shohin ato.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut po dërgon në qiellin jugkorean balona të tjera të mbushura me mbeturina.

Më herët gjatë kësaj jave, Koreja e Veriut lëshoi disa qindra balona që përmbanin jashtëqitje dhe mbeturina të tjera, duke i cilësuar si një "dhuratë të sinqertë" dhe u zotua se do të dërgonte të tjera.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Shin Won-sik, e cilësoi sot aktin “një sjellje të ulët, të paimagjinueshme".

Përmes një mesazhi publik, qytetarëve të Seulit u është kërkuar që të mos i preknin balonat ndërsa u njoftua se ushtria ishte angazhuar për heqjen e tyre. Ministria e Mbrojtjes tha se edhe rajoneve të tjera u është kërkuar që të shpërndajne të njëjtin mesazh.

Koreja e Veriut ka thënë se lëshimi i balonave u bë në kundërpërgjigje të një fushate nga kritikë dhe aktivistë të Koresë së Jugut që dërguan nga ana tjetër e kufirit balona që mbanin fletëpalosje kundër Phenianit, si edhe USB me përmbajtje të ndryshme muzikore, televizive, filmike apo letrare të Koresë së Jugut./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat