​Këshilltari i Netanyahut: Izraeli e pranon planin e Biden për Gazën

Azia

​Këshilltari i Netanyahut: Izraeli e pranon planin e Biden për Gazën

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 14:25
​Këshilltari i Netanyahut: Izraeli e pranon planin e Biden për Gazën

Një ndihmës i kryeministrit Benjamin Netanyahu konfirmoi të dielën se Izraeli kishte pranuar marrëveshjen për pushimin e luftës në Gaza që tani po avancohet nga presidenti amerikan Joe Biden, megjithëse ai e përshkroi atë si të marrëveshje jo të mirë dhe që kishte nevojë për shumë më tepër punë.

Në një intervistë me The Sunday Times, Ophir Falk, këshilltari kryesor i Netanyahut për politikën e jashtme, tha se propozimi i Biden ishte "një marrëveshje për të cilën ramë dakord ... nuk është një marrëveshje e mirë, por ne duam shumë që pengjet të lirohen, të gjithë".

"Ka shumë detaje për t'u përpunuar," tha ai, duke shtuar se kushtet izraelite, duke përfshirë "lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si një organizatë terroriste gjenocidale" nuk kanë ndryshuar.

Biden, të premten transmetoi atë që ai e përshkroi si një plan trefazor të paraqitur nga qeveria e Netanyahut për t'i dhënë fund luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat