Sipas autoriteteve izraelite, të paktën 10 persona u plagosën në veri të Izraelit pas një sulmi me dron nga Hezbollahu në Liban.
Shërbimi i urgjencës i Izraelit ka bërë të ditur se një ndër personat është plagosur rëndë, shkruan CNN.
“Nuk u dëgjuan sirena.
Incidenti është në shqyrtim”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.