​Shpërthen vullkani në Indonezi, nxjerrë llavë deri në 600 metra

Azia

​Shpërthen vullkani në Indonezi, nxjerrë llavë deri në 600 metra

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Vullkani Marapi në Sumatrën Perëndimore, Indonezi, shpërtheu të premten, duke nxjerrë llavë deri në 600 metra mbi majë.

"Kishte një shpërthim të malit Marapi të premten, 7 qershor 2024, në orën 10:57 (0357 GMT), me një lartësi të vëzhguar të kolonës së hirit prej rreth 600 metra mbi majë. Shpërthimi u regjistrua në një sizmograf me një maksimum amplitudë 3 mm dhe kohëzgjatje 72 sekonda”, tha Agjencia e Gjeologjisë së vendit.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme në infrastrukturë. Megjithatë, qeverive vendore u kërkohet të koordinohen me agjencitë e fatkeqësive.

Mali Merapi është 2,891 metra i lartë në ishullin e Sumatrës, ku autoritetet kanë ndaluar prej kohësh banorët dhe turistët të ecin brenda një rrezeje prej tri kilometrash nga krateri i tij. /AA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat