Krahu i armatosur i Hamasit ka thënë se tre pengje u vranë gjatë operacionit të shpëtimit të Izraelit dje, ku u liruan 4 pengje të tjerë.
Sipas mediave të huaja, në një postim në Telegram, grupi militant tha se një nga robërit e vrarë kishte nënshtetësi amerikane.
“Ju informojmë se kundër këtyre, ushtria juaj vrau tre të burgosur në të njëjtin kamp, njëri prej të cilëve ka nënshtetësi amerikane”, tha Hamasi.
Grupi ndau gjithashtu një video duke paralajmëruar se robërit e tjerë nuk do të lirohen derisa të burgosurit palestinezë të mbajtur në Izrael të lirohen.
Kujtojmë se gjatë operacionit të djeshëm të IDF, u shpëtuan 4 pengje izraelite.