Bashkia e Tokios po zhvillon një aplikacion për “date – takime”, pasi niveli i lindjeve ka rënë drastikisht.
Aplikacioni për takime pritet të quhet “Tokyo Futari Story”. “Futari” në japonisht do të thotë çift.
Aplikacioni pritet të lançohet këtë vit, i aksesueshëm përmes telefonit ose ueb-it, shkruan Euronews.
Vitin e kaluar ka pasur 474,717 martesa, një rënie nga 504,930 në 2022, ndërsa numri i lindjeve arriti në 727,277, nga 770,759.