Një sulm ajror izraelit vrau të paktën tetë palestinezë në lindje të Rafah, kanë bërë të ditur zyrtarët e spitalit.
Ata këtë e kanë thënë duke cituar dëshmitarët që mbërritën me të plagosurit dhe ata që ndihmuan për të nxjerrë trupat nga nën rrënoja, shkruan CNN.
Ndërkaq, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ende nuk kanë bërë ndonjë koment në lidhje me këtë gjë.