Tetë palestinezë u vranë të dielën në një sulm ajror izraelit, në një kolegj stërvitor pranë qytetit të Gazës që përdorej për shpërndarjen e ndihmave.
Kështu thanë dëshmitarët palestinezë, ndërsa tanket izraelite shtyheshin më tej në qytetin jugor të Rafahut, raporton Reuters.
Sulmi goditi një pjesë të një kolegji industrial të drejtuar nga agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët UNRWA që tani ofron ndihmë për familjet e zhvendosura, thanë dëshmitarët.
UNRWA dhe ushtria izraelite nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
“Disa njerëz vinin për të marrë kuponë dhe të tjerë ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe po strehoheshin këtu.Disa po mbushnin ujë, të tjerë po merrnin kuponë dhe befas dëgjuam se diçka po binte. Ne ikëm, ata që mbanin ujë e lanë të derdhej”, tha Mohammed Tafesh, një nga dëshmitarët.