Iranianët do ta zgjedhin presidentin e ri më 28 qershor, më shumë se një muaj pas vdekjes së Ebrahim Raisit në një aksident me helikopter.
Gjashtë kandidatë, përfshirë vetëm një reformist, u zgjodhën me kujdes nga struktura politike e Republikës Islamike, por dy prej kandidatëve u tërhoqën nga gara.
Fituesi mund të luajë rol të madh në zgjedhjen e pasardhësit të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Por, disa iranianë thonë për Radio Fardën - Shërbimin e Iranit të Radios Evropa e Lirë - se do t’i bojkotojnë zgjedhjet, pasi i shohin si të projektuara.