Izraeli urdhëron evakuimin masiv të palestinezëve nga një pjesë e Khan Younis në Gaza

Azia

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të palestinezëve nga një pjesë e Khan Younis në Gaza

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 18:48
Palestinezët mblidhen në Khan Younis më 21 qershor. Foto: AP

Ushtria izraelite ka urdhëruar një evakuim masiv të palestinezëve nga gjysma lindore e Khan Younis në Gazën jugore, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Pjesa më e madhe e Khan Younis ishte shkatërruar tashmë në një sulm të gjatë në fillim të këtij viti, por një numër i madh palestinezësh janë kthyer që atëherë për t’i shpëtuar një ofensive tjetër izraelite në qytetin më jugor të Gazës, Rafah.

Kjo vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli pothuajse ka përfunduar me eliminimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit në Gaza.

Rreth 37 mijë e 900 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 87 mijë janë plagosur në ofensivën e vazhdueshme ushtarake nga IDF, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Banorët e disa lagjeve në Khan Younis lindore thanë se kishin marrë mesazhe audio nga numrat e telefonit izraelitë që i urdhëronin ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë të hënën, ushtria izraelite tha se raketat e lëshuara në Izrael ishin hedhur nga zona Khan Younis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat