Të paktën 9,623 palestinezë ndodhen aktualisht në burgjet izraelite

Azia

Të paktën 9,623 palestinezë ndodhen aktualisht në burgjet izraelite

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Të paktën 9,623 palestinezë ndodhen aktualisht në burgjet izraelite, sipas organizatës izraelite të të drejtave të njeriut HaMoked, duke cituar të dhëna nga Shërbimi i Burgjeve izraelite.

Në deklaratë thuhet se në mesin e tyre janë 3,379 palestinezë që janë në paraburgim izraelit pa gjyq ose padi, në përputhje me politikën e ndalimit administrativ të Izraelit.

Shtohet se 1402 palestinezë janë cilësuar si luftëtarë të paligjshëm.

Izraeli përdor termin “luftëtarë të paligjshëm” për palestinezët nga Rripi i Gazës, të cilët janë kapur gjatë sulmeve izraelite në enklavë që nga 7 tetori 2023.

Trajtimi i Izraelit ndaj të burgosurve shkel të drejtat e tyre për barazi, dinjitet, jetën familjare, arsimim dhe të drejta të tjera, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar,” njofton HaMoked.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat