Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka thënë se fëmijët në Gaza kalojnë gjashtë deri në tetë orë në ditë duke siguruar ujë dhe ushqim.
Kjo agjenci tha se teksa sigurojnë ujë e ushqim, ata bartin pesha të rënda, duke ecur në distanca të gjata.
“Objektet sanitare dhe infrastruktura janë komprometuar rëndë, duke detyruar mijëra familje të mbështeten në ujin e detit për t’u larë, pastruar dhe madje edhe për të pirë”, tha tutje agjencia.
UNRWA gjithashtu ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për armëpushim.