OKB: Duhen 15 vjet për të pastruar rreth 40 milionë tonë rrënoja lufte në Gaza

Azia

OKB: Duhen 15 vjet për të pastruar rreth 40 milionë tonë rrënoja lufte në Gaza

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 20:33
Gaza

Do të duhen 15 vjet për të pastruar 40 milionë tonë rrënoja lufte të shkaktuara në Gaza.

Kështu tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët – Palestinë (UNRWA), duke iu referuar të dhënave nga Programi i OKB-së për Mjedisin, raporton Klankosova.tv.

“Përpjekja do të kishte nevojë për 100+ kamionë dhe do të kushtonte mbi 500 milionë dollarë (458 milionë euro).

Mbeturinat përbëjnë një kërcënim vdekjeprurës për njerëzit në Rripin e Gazës pasi mund të përmbajnë mjete të pashpërthyera dhe substanca të dëmshme”, shkroi UNRWA në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat