Gjysmëhëna e Kuqe palestineze: Gjashtë të vrarë në sulmin izraelit në Nuseirat

Azia

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze: Gjashtë të vrarë në sulmin izraelit në Nuseirat

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze (PRCS) ka thënë se kanë gjetur gjashtë persona të vrarë në Nuseirat.

Kjo shoqëri përmes një shkrimi në “X” ka thënë se ata janë vrarë pasi një shtëpi është sulmuar nga forcat izraelite në Kampin 1, Nuseirat, në Gaza.

“Makthi i vazhdueshëm i më shumë se 9 muajve të bombardimeve dhe shpërthimeve të pamëshirshme po vazhdon”, thuhet tutje në shkrimin e PRCS-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat