“Përgjigja është e pashmangshme”/ Houthi për sulmin izraelit në Jemen: Do të hakmerremi

Azia

“Përgjigja është e pashmangshme”/ Houthi për sulmin izraelit në Jemen: Do të hakmerremi

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Houthi ka paralajmëruar Izraelin se do të hakmarret, pas sulmit ajror të ushtrisë izraelite në afërsi të portit Hodeidah në Jemen.

“Përgjigja është e pashmangshme,” tha Abdel-Malik al-Houthi, udhëheqës i grupit rebel, shkruan Al Jazeera.

“Çdo gjë që ndodh nga ana e armikut izraelit do të jetë më shumë nxitje për hakmarrje”, shtoi ai.

Avionët luftarakë izraelitë goditën objektivat ushtarake të Houthi pranë portit Hodeidah të Jemenit të shtunën.

Nga sulmi u vranë të paktën nëntë persona dhe 87 të tjerë mbetën të plagosur, një ditë pasi një dron i grupit goditi Tel Avivin dhe vrau një person.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat