Rritet numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Azia

Rritet numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Të paktën 39,363 njerëz janë vrarë dhe 90,923 të tjerë janë plagosur në luftën e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit të rrethuar dhe të bombarduar.

39 palestinezë u vranë vetëm gjatë ditës së kaluar, me 93 të plagosur, thuhet në deklaratë, shkruan Al Jazeera.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 39.100 palestinezë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat